Ishte fillimi i janarit kur moderatorja e njohur Einxhel Shkira dha lajmin e ëmbël se po mirëpret fëmijën e saj të dytë me partnerin Dj Dagz.
Advertisements
Gjatë kësaj kohë ajo ka postuar pamje të bukura për të treguar sesi po e kalon shtatzënisë, mirëpo disa foto të fundit të saj kanë marrë vëmendjen e ndjekësve.
Advertisements
Moderatorja është shfaqur në një lëndinë plot me lule teksa pozon e veshur me një kostum të bardhë i përbërë nga një bluzë dhe një fund i cili i ka nxjerrë zbuluar barkun e rrumbullakosur.
Me duart në bark, moderatorja ka marrë poza të ndryshme nën rrezet e diellit për tu fotografuar.
Qershia mbi tortë e veshjes së saj duket se është kapelja stil kauboj, e cili i jep Eixhelit në fytyrë një hije mjaft interesante.
Kujtojmë që dy vite më parë Eixhel dhe Dagz sollën në jetë Trev, djali i cili duket se mezi po pret t’i bashkohet motra apo vëllai tjetër.
Advertisements
