“E ruanin me policë 24 orë te dera dhe ata i çuan dronin me tritol”, Artan Hoxha tregon sagën e përplasjeve mes fiseve Bardhi e Reçi

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar lidhur me bilancin kriminal që ka nisur ky vit duke u ndalur te vrasjet e ditëve të fundit siç ishte atentati mafioz i 30 vjeçarit Kristjan Marku. Ai foli dhe për hasmërinë mes fiseve Bardhi dhe Reçi.

Advertisements

Hoxha tha se për fat të keq ngjarjet deri tani në Rrëshen nuk po zbardhen që nga vrasja e Kastriot Reçit.

Advertisements

“Ngjarjet e ndodhura së fundmi në Rrëshen dhe për fat të keq deri sot s’kemi asnjë rast të zbardhur. Ata kanë aktivitet kriminal. Nga aty u vijnë paratë.

Duhet të diferencojmë që ata që kanë hyrë në këtë vorbull për konflikte personale dhe ata që kanë nisur për shkak të aktiviteteve kriminale. Por që ti të kesh të vrarë aq afër derës së policisë, vendos minën në mes të Tiranës të gjitha këto janë të pa zbuluara dhe kjo është problematike.

Deri tani pista kryesore është hakmarrja sepse Kristian Bardhi shihej si një nga kryesorët nga krahu tjetër që përbënte rrezik. Dhe ata kanë eliminuar kundërshtarin përpara se të sulmonte ky”, tha ai.

I pyetur nëse do vazhdojë kjo sagë vrasjes, Hoxha tha se për fat të keq kështu ka ndodhur deri tani pas një vrasje është pritur viktima e radhës.

“Kam parë disa raste vitet e fundit që zgjidhja me policë në derën e shtëpisë nuk ka dhënë rezultat. Kujtoj rastin e Lezhës të Aleksandër Dedës, atë e ruanin me policisë 24 orë te dera dhe ata i çuan dronin dhe e vetmja mundësi që nuk e shpërthyen dronin me eksploziv ishte se policët rrinin shumë afër dhe do vriteshin ata.

Ruajtja e banesave nga polici nuk është zgjidhje, plus që ka dhe kosto. Vetëm në Mirditë janë katër fise të përfshira. Policia nuk ka teknikat dhe mjete që ka Prokuroria e Posaçme, kjo është një seri ngjarjes që duhet të hetohet nga prokuroria e posaçme”, tha ai në “MCN”.