‘E shkuar e harruar’/ Pas ndarjes reperi i njohur në një lidhje të re? Kush është vajza misterioze që i ka marrë zemrën(Foto)

by editor

Reperi i njohur Getinjo ka konfirmuar që është në një romance të re dashurie. Me një postim në ‘InstaStory’, ai na ka prezantuar me të dashurën e tij, por pa ja zbuluar indetitetin.

Në imazh, Getinjo ka pozuar i përqafuar me të dashurën, ndërsa në momentin e shkrepjes së fotos vajza misterioze që i ka rrëmbyer zemrën ka mbajtur celularin para fytyrës, duke mos treguar identitetin e saj. Kujtojmë që reperi gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big-Brother VIP Kosova krijoi një romancë dashurie me Vivien Thano, e njëjta banore e atij formati, të cilën më pas e vazhduan edhe pas përfundimit të ‘reality show-t’ por nuk zgjati shumë.

Advertisements

Ish-çifti i dhanë fund përfundimisht romancës së tyre ku u fol se shkak u bënë disa debate të vazhdueshme me njëri-tjetrin. Sipas burimeve shkak u bënë dhe pikëpamjet e ndryshme përsa i përket të ardhmes së “përbashkët”. U raportua se një prej debateve të tyre më të forta ka ndodhur në Zvicër një ditë pas festimit të 30- vjetorit të ish-banores.

Advertisements

You may also like