Prej 5 muajsh, Edlira Çepani dhe familja e saj mbartin dhimbjen e humbjes së Gerti Bogdanit. Politikani u nda nga jeta papritur në moshën 44-vjeçare nga një atak kardiak duke lënë pas Edlirën dhe dy fëmijët e mitur.
Advertisements
Në rrëfimin e saj të parë pas kësaj humbjeje, në programin “Rudina” në Tv Klan, Edlira kujton marrëdhënien e tij të jashtëzakonshme me fëmijët. “Ishte një baba perfekt. Nëse do të kishte një baba perfekt, ishte ai”, u shpreh ajo. Ky fakt nuk e bënte më të lehtë detyrën për t’u treguar fëmijëve për tragjedinë, por e konsideron veten me fat që Gerti jeton ende në sytë e tyre.
Advertisements
Edlira Çepani: Ishte një…një nga momentet më të vështira në jetë. Nuk ka fjalë që e përshkruajnë dhimbjen dhe nuk ka fjalë sesi mund t’ia shpjegosh një fëmije një situatë të tillë. Fati i tyre është që ata janë rritur në një familje e cila i ka dhënë aq shumë dashuri, me një baba dhe dy prindër që u kanë dhënë aq shumë dashuri sa ata kanë një dashuri të rrënjosur në zemër për gjithë jetën. Një pengesë kaq e madhe patjetër që nuk do të plotësohet kurrë, por janë fryti më i bukur i dashurisë sonë dhe unë sa herë që shoh në sy secilin prej tyre, aty shoh Gertin… kam një fat kaq të madh që jam mamaja e tyre dhe kam një fat kaq të madh që Gerti më ka lënë një dhuratë kaq të bukur në jetë sa ata të dy.