E sqaron Guvernatori i Bankës së Shqipërisë/ Këto janë kartmonedhat që dalin nga qarkullimi

by editor

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka sqaruar dhe një herë lajmin mbi mundësinë për të këmbyer disa kartëmonedha pa kurs ligjor.

Advertisements

Ai tha se ka pasur një konfuzion për kartmonedhat që dalin nga qarkullimi.

Advertisements

Sejko bëri me dije se bëhet fjalë për monedha nga 1992 deri më 1996. Sipas tij kartmonedhat kanë dalë nga kursi ligjor 12 deri 13 vite më pare, por Banka e Shqipërisë ju ka dhënë mundësinë individëve për t’i këmbyer kartmonedhat me kursin ligjor.

Ka pasur një konfuzion për kartmonedhat që dalin nga qarkullimi. Ne flasim për monedha nga 1992 deri më 1996. Kartmonedhat kanë dalë nga kursi ligjor 12 deri 13 vite më parë. Banka e Shqipërisë ka bërë një kujtesë së fundmi dhe dhënies mundësi individëve për t’i këmbyer kartmonedhat me kursin ligjor.

Advertisements

Shumë pak ka në qarkullim dhe gjatë këtij viti shumë pak kartmonedha të tilla janë dorëzuar. Nuk mund t’i përdorin në treg. Pas datës 31 Dhjetor nuk do të jenë më në gjendje t’I këmbejnë në një vlerë reale. Publiku duhet që ta marrë qartësish informacionin.”, tha Sejko.

Data 31 dhjetor 2023 është afati i fundit për këmbimin e kartëmonedhave pa kurs ligjor si më poshtë:

100 Lekë, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i Luftëtarit Kombëtar;

100 Lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S. Nolit;

200 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Ismail Qemalit;

500 Lekë, emetim i viteve 1991, 1992, 1993, 1996, 1997, imazhi i vajzës me lule dielli;

500 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Naim Frashërit; dhe

1000 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1995, 1996, imazhi i Skënderbeut.

Kartëmonedhat e mësipërme mund të vazhdojnë të këmbehen deri më datë 31 dhjetor 2023, pranë çdo sporteli të bankave të nivelit të dytë.

You may also like