E sulmoi peshkaqeni, vdes adoleshenti në Australi

by editor

Një adoleshent humbi jetën për shkak të një sulmi nga peshkaqeni në një vend pushimi dhe surfing në Australinë Jugore. Sipas policisë, trupi u gjet në ujë pas sulmit, pranë plazhit Ethel në Parkun Kombëtar Innes në Gadishullin Yorke.

Një banor vendas tha se sulmi i së enjtes ishte i pari rast fatal në resort për të cilin ai kishte dijeni. Por së fundmi në ujërat e Australisë Jugore janë regjistruar disa raste sulmi nga peshkaqenët . Plazhi Ethel ka një shtrirje 400 metra i gjatë i njohur nga sërfistët dhe turistët, me valë mesatarisht 1.5 metra. Banori lokal Marty Goody, i cili ka bërë sërf në zonë për dekada, tha se viktima mund të ketë qenë rreth 30 deri në 40 metra larg bregut.

Advertisements

Sipas tij, zona ka qenë përherë e populluar nga peshkaqenët, por duket se janë shtuar së fundmi. Në maj, një sërfist u sulmua në Gadishullin Eyre, dhe në shkurt, një vajzë u godit nga një peshkaqen në një lumë në Perth, kryeqyteti i Australisë Perëndimore. Australia njihet për numrin e lartë të sulmeve nga peshkaqeni në rang botëror. Shkencëtarët kanë paralajmëruar se një rritje e sulmit të peshkaqenëve nuk do të thotë domosdoshmërisht një rritje në numër.

You may also like