Armando Broja rrezikon të mos aktivizohet deri në fundin e sezonit me skuadrën e Fullhem, duke parë se si po shkojnë gjërat në klubin londinez.
Advertisements
Ai ka kaluar i treti në listë e hierarkisë së sulmuesve të kësaj skuadre të cilës iu bashkua në janar dhe kjo do të thotë se do të jetë në tribunë për ndeshjet që luajnë londinezët.
Advertisements
Sot, në sfidën ndaj Notingem, ishte ndeshja e tretë radhazi e ekipit të tij me Brojën jashtë listës së 18 lojtarëve të grumbulluar për duelin në fjalë. Muniz është i paprekshëm si titullar, ndërsa Himenez ka marrë vendin e zëvendësuesit në stol.
Kjo hierarki do të mbetet e pandryshueshme deri në fund të sezonit dhe kjo bën që Broja të mos aktivizohet qoftë edhe pak minuta si zëvendësues.
Shpresa e vetme e sulmuesit shqiptar është që Fullhem të zgjidhë sa më parë çështjen e pozicionit të tij në renditje, larg zonës së Europës.
Kështu, trajneri Muniz mund ta ndihmojë me disa minuta para mbylljes së edicionit si “nder” para grumbullimit për Europianin.