E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë gazetarja e dashur për publikun (Emri+ Foto)

Gazetarja ukrainase Olga Priadko ka vdekur në banesën e saj në Prishtinë, ka njoftuar të mërkurën Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Advertisements

gazetarja ukrainase

Advertisements

Priadko, 51 vjeç, ishte pjesë e programit “Gazetarët në rezidencë – Kosova”, ku për më shumë se dy vjet ka jetuar në Prishtinë bashkë me djalin e saj, Yaroslavin.

Gazetarja u detyrua të zhvendosej në Kosovë shkaku i luftës në Ukrainës.

“AGK dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për familjen dhe miqtë e gazetares Priadko. Përkushtimi i saj në gazetari do të kujtohen dhe nderohen nga të gjithë ata që punuan me të”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e gazetares ukrainase.

“Na pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta të gazetares ukrainase Olha Priadko. Olha dhe i biri i saj, Yaroslav, gjetën strehim në Kosovë nga viti 2023, për t’i shpëtuar tragjedisë së luftës në Ukrainë. Ajo ishte gazetare profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën që vetëm ata që kalojnë vuajtje të tilla mund ta kuptojnë. Si pjesë e gazetarëve ukrainas të cilët jetojnë dhe veprojnë në Kosovë përmes programit “Gazetarët në Rezidencë” (JiR), të mbështetur nga Qeveria, ajo ndërtoi një jetë të re këtu mes nesh. Në këtë ditë plot dhimbje, me mendje dhe zemër jemi pranë Yaroslavit të vogël, familjarëve e miqve të Olhës”, ka shkruar Kurti në Facebook.