Aktorja Olivia Hussey, e cila fitoi famë ndërkombëtare kur ishte adoleshente për rolin e saj në filmin e famshëm Romeo and Juliet të 1968, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare
Advertisements
Aktorja me origjinë argjentinase, e cila u rrit në Londër, u nda nga jeta të premten e rrethuar nga të dashurit e saj, thuhet në një deklaratë të postuar në Instagramin e saj.
Advertisements
Hussey fitoi çmimin Golden Globe për aktoren e re më të mirë për rolin e saj si Juliet, por dekada më vonë paditi Paramount Pictures për abuzim seksual, pasi ishte vetëm 15 vjeçe kur realizoi skenën nudo të filmit.
Roli tjetër i saj i njohur ishte si Maria, nëna e Jezusit, në miniserialin televiziv “Jezusi i Nazaretit” të vitit 1977.
Hussey ka lindur në Buenos Aires, Argjentinë, në vitin 1951, përpara se të transferohej në Londër në moshën 7 vjeçare dhe të studionte në shkollën Akademia Italia Conti.
Ajo ishte 15 vjeç kur regjisori i Romeo and Zhuliet, Franco Zeffirelli e zbuloi në skenë, duke luajtur përballë Vanessa Redgrave në shfaqjen The Prime of Miss Joan Brodie.
Zeffirelli po kërkonte dikë që ishte mjaft e re për të qenë një Zhuljeta bindëse në atë që ai synonte të ishte versioni përfundimtar kinematografik i shfaqjes së Shekspirit.
Ajo aktroi së bashku me 16-vjeçarin britanik Leonard Whiting, i cili kishte rolin e Romeo në film.
Filmi u nominua për Oscar për filmin dhe regjinë më të mirë. Hussey humbi nominim për Oscar në një vit të fortë në të cilin Barbra Streisand fitoi çmimin kryesor për Funny Girl.
Por në Golden Globes të atij viti Hussey fitoi çmimin për yllin e ri më të mirë.
Dekada më vonë, ajo dhe Whiting paditën Paramount Pictures duke pretenduar se Zeffirelli, i cili vdiq në vitin 2019, i kishte inkurajuar ata të filmonin skena nudo, pavarësisht garancive të mëparshme se nuk do të duhej.
Dyshja kërkuan dëmshpërblim prej më shumë se 500 milionë dollarësh, bazuar në vuajtjet që ata thanë se kishin përjetuar dhe të ardhurat e sjella nga filmi që nga publikimi i tij.
Por vitin e kaluar një gjykatës e hodhi poshtë çështjen, duke dekaruar se skena nuk ishte “sa duhet seksuale”.
Por ajo pati një ribashkim të fundit me ish-Romeon e saj, pasi aktorja dhe Whiting u shfaqën së bashku në filmin britanik të vitit 2015 Social Suicide, i cili u bazua në Romeo dhe Zhuliet, megjithëse i vendosur në epokën e mediave sociale.