Aktori Chris Gauthier, i njohur për rolet e tij në “Once Upon a Time”, “Eureka” dhe “Smallville”, është ndarë nga jeta në moshën 48-vjeçare.
Advertisements
Agjencia e talenteve, “TriStar Appearances/Event Horizon Talent”, ka konfirmuar lajmin për vdekjen e aktorit.
Advertisements
Chad Colvin, një tjetër aktor i TriStar Appearances, ndau dje në llogarinë e tij në “Facebook” pikëllimin për humbjen e Gauthier.
Ndërkohë, menaxheri i Chris Gauthier, zbuloi për TV Line të dielën se vdekja e aktorit, ndodhi në mënyrë krejt të papritur pas një sëmundjeje afatshkurtër.