“E turpshme”! Baçi sulmon Bashën: Në Fier po përdor emrin e një zonje fisnike për të penguar fitoren tonë

Deputeti demokrat Luan Baçi ka shprehur kritika të forta ndaj listës së koalicionit Euroatlantik për zgjedhjet e 11 majit, duke e quajtur përdorimin e emrit të Sabrie Hoxhajt në listën e Fierit si një manovër për të penguar fitoren e Partisë Demokratike.

Advertisements

Baçi ka theksuar se Hoxhaj, e cila mohon se ka plotësuar formularin për të qenë kandidate, është shfrytëzuar pa dijeninë e saj për interesa të ngushta politike.

Advertisements

Ai i ka bërë thirrje koalicionit të heqë dorë nga këto veprime, duke shtuar se abuzimet e vazhdueshme me emra të njohur dhe të respektuar të PD-së do të lënë pas një imazh të keq. “Hiqni dorë nga këto veprime të turpshme, boll abuzuat dhe luajtët me demokratët, do të mbaheni mend si njerëzit më qesharakë që kanë ekzistuar ndonjëherë!”, ka shkruar Baçi.

Postimi:

SABIRE HOXHAJ nje zonje fisnike, perfaqsuese e denje e Mallakastres, mesuese e shkelqyer, demokrate e nderuar, drejtuese e strukturave te larta te partia demokratike ne Mallakaster, ish kryetare komune ne Mallakaster, perfaqsuese e partise demokratike, kontribuese dhe faktor i rendesiahem ne proçesin e rithemelimit te partise demokratike, me kryetar profesor, doktor Sali Berishen!

Euroatlantiket qesharak dhe te shitur, duan te perdorin emrin e saj te nderuar ne listat e tyre te turpit, per te penguar demokratet dhe partine demokratike ne fitoren e sigurt te 11 Majit!

Hiqni dore nga keto veprime te turpshme, boll abuzuat dhe luajtet me demokratet, do te mbaheni mend si njerezit me qesharak, qe kane ekzistuar ndonjehere!

Lista e Koalicionit Euroatlantik në Fier:

Vjola Avdulaj

Ali Bendaj

Dajela Daka

Amarildo Filaj

Burbuqe Goxhaj

Sabire Hoxhaj

Afrim Kokla

Gerard Komini

Gezim Maloku

Klejdan Mehmetaj

Burhan Misiraj

Florentina Nushi

Gjergji Peri

Elvis Pisku

Fatjon Pollozhani

Ermal Sefa