Banorja e Big Brother VIP, Diana Tahiri ka vendosur të lërë përfundimisht garën pasi babai saj nuk ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.
Advertisements
Ky vendim i banores erdhi pasi prime-n e kaluar motra e saj i komunikoi lajmin se baba i tyre ndodhet i shtrirë në një spital në Norvergji pas problemeve me zemrën.
Advertisements
Ky lajm tronditës e ka prekur thellësisht Dianën, e cila pas disa momenteve reflektimi ka vendosur të kontaktojë babain e saj përmes një telefonate në shtëpinë e BBVK.
Pas bisedës me babain, Diana e ka ndarë vendimin e saj me banorët, duke i informuar se do të largohet nga shtëpia dhe do të ndërpresë rrugëtimin e saj në mes. Ajo e ka bërë të qartë se dëshiron të jetë pranë familjes në këtë moment të vështirë.
Advertisements
“Unë sot do ju lë, do dal nga shtëpija. Babi nuk është mirë dhe unë s’kam çfarë bëj tjetër përveç se t’i bashkohem familjes,” tha Diana.
Largimi i saj ka prekur jo vetëm banorët e shtëpisë, por edhe Arionin me të cilin së fundmi kishte krijuar një lidhje. Ai e përcolli të dashurën e saj mes lotësh dhe shumë përqafimesh.
“Do më mungosh shumë,” i tha ai.
Mirëpo, dalja e Dianës u prit me dyshim nga fansat pasi kur motra e saj e surprizoi në shtëpinë e BBV, jo vetëm që i komunikoi lajmin për babain por shprehu hapur mendimin se nuk ishte pro lidhjes së Arionit dhe Dianës.
“Mua më duket se dyshja e penalizon Dianën në lojën e saj, mendoj që Diana ka shumë për të dhënë. Dhe ndonjëhërë kur e shoh nuk shoh një Dian që unë njoh” u shpreh ajo duke theksuar se nuk është kjo arsyeja që po i kërkojnë të lërë shtëpine e BBV.”
Megjithatë, vizita e motrës ngjalli shumë dyshime e mes tjerash u tha se mori një mesazh përmes një fasolete që mbante në duar.
Kjo u tha nga analisti i formatit, Milaim Zeka, i cili u shpreh se shumë ndjekës po i dërgonin mesazhe duke i thënë se pas fasoletave fshihej një mesazh për konkurenten.
“Publiku më thotë, përtej asaj që kemi parë, se motra i solli Dianës një mesazh në fasoletën që mbante në duar,” u shpreh Zeka.
Por pasi Diana u pyet për këtë aludim pas ikjes së motrës ajo e mohoi të ketë ndodhur ddicka e tillë.
“Thuhet nga publiku se motra të ka dhënë një mesazh në fasoletën e hundëve dhe po ashtu të ka thënë në vesh “Ata e urrejnë,” i tha moderatorja konkurentes.
“Të them të drejtën unë nuk e dëgjova çfarë me tha motra tjetër përveç se babi donte që të shkoja pranë tij,” u shpreh Diana.