E vranë në Gjermani, familja e Lorenco Dedaj kërkon ndihmë për sjelljen e trupit në vendlindje

by editor

Në familjen Dedaj në Prosek të Mirditës prej mbrëmjes së 30 dhjetorit ka pllakosur zia, pasi djali 21- vjeçar i kësaj familjeje Lorenco Dedaj është vrarë me thikë në Gjermani.

Advertisements

Ky është Lorenco Dedaj i cili mbeti i vrarë pas njē pērleshje në një qytet të Gjermanisë, ku kishte emigruar pasi kishte përfunduar shkollën e mesme profesionale për mekanikë.

Advertisements

Sipas banorëve dhe bashkëmoshatarëve Lorenco ishte një djalë i qetë, i urtë dhe i matur, i cili si shumë të rinj shqiptarë kishte emigruar në Gjermani për një jetë më të mirë, por fatkeqësisht ëndrrat e tij u prenë në mes.

APELI I FAMILJES DEDAJ

Familja e Lorenco Dedës po kërkon ndihmë për të sjellë trupin e të riut në vendlindje, Prosek të Mirditës.

“Per te gjith ata qe e kane njohur Lorencin dhe familjen e Lorencit per te kontribuar sadopak me sa mundesi te keni per kthimin e trupit nga Gjermania ne Shqiperi mund ta bejn ne kete numer IBAN ju lutem te vini dhe emrin tuaj poshte ne menyre qe familja te dije nga kush eshte bere ky kontribut.

Me perjashtim te gjithe atyre qe kane bere nje kontribut direkt ketu ne Gjermani dhe perfitojme nga rasti t’i falenderojme perzemersisht. Kete gje e bejme edhe per shume njerez qe na kane kontaktuar dhe nga Italia dhe vende tjera te Evropes dhe nuk e kane pas te mundur ta bejne nje gje te tille ky eshe IBAN qe eshte hapur ne llogari te familjes te ndjerit Lorenci. Ju falenderojme pa perjashtim te gjitheve.

Marjan Dedaj

IBAN IT41 0030 6967 6845 1033 2869 999

You may also like