“Edi Rama është njeriu më i urryer nga shqiptarët pas Enver Hoxhës”- Berisha: Ai e di që unë nuk frikësohen nga arresti shtëpiak, por e bëri për të…

by editor

Ish-kryeministri Sali Berisha, edhe sonte (12 janar), doli në ballkonin e banesës së tij ku ndodhet në arrest shtëpie dhe i foli simpatizantëve që ishin mbledhur në shenjë solidarizimi.

Ndër të tjera Berisha tha se Edi Rama është njeriu më i urryer nga shqiptarët pas Enver Hoxhës, për të vetmet arsye se ashtu si diktatori, ai ka mbjellë frikë në katër anët e vendit.

Advertisements

Ai po ashtu tha se Edi Rama nuk është budalla dhe e di që më vendosjen e liderit të opozitës në “arrest shtëpie” nuk do të frikësonte atë, por 600 mijë shqiptarët që votuan kundër tij në zgjedhjet e 14 majit.

Berisha: Frika që Rama mbolli në katër anët e vendit, solli sot Shqipërinë nën terrorin e diktaturës së tij, por frika është ndjenja e cila, shkatërron qëniet njerëzore. Po të kthehemi mbrapa në diktature, një histeri të tmerrshme përjetoi Tirana kur vdiq diktatori dhe po të pyesja shqiptarët, ata përgjigjeshin që populli e do Enver Hoxhën dhe vdisnin për të. Edhe sot po t’i pyesësh, thojnë se e votojmë Ramën, sepse i tmerron dhe i frikëson. Njerëzit e lirën nuk duan diktatorë.

Advertisements

Sot më shumë se kurrë duhet të jeni në këmbë. Edi Rama në shpirt dhe në zemër është sot pas Enver Hoxhës, figura më e urryer e shqiptarëve. Si të mos jet më i urryer ai që grabit me firmën e tij miliona euro me djegësit, gjobit shqiptarët me miliarda euro me portin e Durrësit.

Si mund të votojnë shqiptarët, një njeri që jeton sot në saraje, të ndërtuara mbi vjedhje dhe përvetësimin. Si mund të duan shqiptarët një njeri që nisi duke deklaruar pasuri 400 milek dhe përfundoi me një park.

Advertisements

Si mund të duhet një njeri që harxhon dhjetëra milion duke lëvizur me avion. Një njeri që grabit fondet publike dhe pasuritë e shqiptarëve.

Shqiptarët kurrë nuk e votojnë Edi Ramën, por Rama i ka zhytur në frikë ata. Frika i bën ata të injorojnë këtë realitet të tmerrshëm.

Si mund të votojnë shqiptarët një njeri të cilin Europa e quan “pashiqi i Tiranës”. Si mund të votojnë shqiptarët një armik të egër të qënies së tyre që për 10 vite përgjysmoi popullsinë shqiptare.

Përball jush është armiku i qënies shqiptares, idealeve tuaja, vlerave që ju besoni. Mos harroni kurrë, që për t’u asgjësuar ju, Berisha dy vite më parë u shpall non grata. Sepse Rama donte një Shqipëri pa opozitë.

Por ju u ngritët të betuar se Shqipëria do të ketë opozitë. Përsëri ky bastard i xhelatëve vazhdoi përpjekjet për zhdukjen e opozitës.

Mori vulën, siglën hoqi emrin e kryetarit nga lista dhe dha zero financime, vetëm e vetëm për të zhdukur opozitën.

Pas dështoi në zhdukjen e opozitës në 14 maj, vazhdoi me mohimin e drejtave kushtetuese të deputetëve tuaj, por kur ata u ngritën, ai mori hapin tjetër, vendosi në arrest shtëpie liderin e opozitës.

Ai nuk vendosi Berishën në arrest shtëpie për ta frikësuar, sepse ai e ka të qartë që nuk mund ta frikësoi kurrë, por ai e bëri këtë për të frikësuar 600 mijë shqiptarë që votuan kundër tij më 14 maj. E bëri këtë si përpjekjen e fundit për të tmerruar popullin opozitar, por ai dështoi sërish.

Ky ballkon, kjo rrugicë ishte projektuar nga ai të ishte ballkoni i frikës, por ju e shndërruar në ballkonin e shpresës dhe fitores.

Edi Rama në këtë betejë shqiptarët, pa asnjë lloj mëdyshje, do bashkohen, do ngrihen dhe do të fshijnë diktaturën tënde nga faqja e dheut. Aty ku janë sarajet e Surrelit, do të ketë vetëm një muran që do të thotë se këtu dikur jetonte diktatori i kombit, Edi Rama që nuk është më.

You may also like