Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të ashpra, pasi në sallë ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili në fund të fjalës së tij i quajti deputetët e opozitës “mbeturina të së kaluarës”.
Advertisements
Meënjherë ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili iu përgjigj ashpër, duke i thënë se e di cdo qytetar se kush është “mbeturinë”.
Advertisements
“E di cdo shqiptar, e di cdo koleg këtu në sallë dhe cdo njeri që të ka takuar ty. Shko priji thonjtë, shko lahu, kurohu dhe pastaj hajde bëj kryeministrin e Shqipërisë”, iu përgjigj Gazment Bardhi.
Bardhi: Ne jemi në këtë sallë për ti shërbyer qytetarëve dhe interesit të tyre, prandaj nuk biem kurrë në nivelin tënd. Se kush është mbeturinë dhe se kush është i palarë që qelbet ere tre kilometra nga momenti ku është, atë e di cdo shqiptar, e di cdo koleg këtu në sallë dhe cdo njeri që të ka takuar ty. Shko priji thonjtë, shko lahu, kurohu dhe pastaj hajde bëj kryeministrin e Shqipërisë
Advertisements