Tubimi i opozitës para Bashkisë Tiranë është shoqëruar me momente tensioni pasi policia tentoi të ndalonte ndezjen e gomave para godinës me fikse zjarri.
Advertisements
Protestuesit kanë reaguar duke hedhur sende të forta në drejtim të tyre, ndërsa në video duket se është lënduar një efektiv.
Advertisements
Në pamje shihet teksa vendos dorën në sy dhe “shpërthen” ndaj protestuesve ku nga gjestet e tij duket se i drejtohet me tone të forta.
Nuk dihet se është shkalla e lëndimit të efektivit të policisë, i cili qëndronte “gardh” së bashku me kolegët e tij për të mos lejuar protestuesit t’i afroheshin godinës së Bashkisë.