Një aksident i rëndë ndodhi në Shkodër, ku efektivi Nikollë Lekndreaj, 51 vjeç ka ndërruar jetë duke ecur me një motor, pasi ra në një kanal. Shkak dyshohet moti i keq.
Advertisements
Banorët thonë se problem më tepër janë kanalet, pasi ata mbushen me ujë dhe arrijnë nivelin e rrugës. Sipas tyre, koha në momentin që ka ndodhur aksidenti ka qenë e keqe.
Advertisements
Banori 1: Koha ka qenë shumë e vështirë. Ka qenë një stuhi shumë e rrëmbyeshme. Ka një javë që reshjet nuk janë ndaluar. Kanali kishte kaq shumë ujë, sa është barazuar me rrugën në nivel. E kam njohur viktimën. Viktima Nikolla ka qenë njeri shumë i mirë.
Banori 2: Koha ka qenë për faqe të zezë. Te ne nuk është problemi i shiut, se shi bie gjithë kohës. Problem janë kanalet. Niveli i ujit ka qenë 70 centimetra. Nuk është problem dëmi në bagëti, problemi është tek jeta e njerëzve.