Efektivi i dehur përplas makinën që drejtohej nga një vajzë, ja si është gjendja e saj! Pas aksidentit mjeti i policit shpërtheu në flakë

by editor

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë.

Advertisements

Raportohet se një efektiv policie, i cili ishte jashtë shërbimit, po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe ka përplasur makinën ku udhëtonte shtetasja me iniciale A. A., e cila ndodhet në spital jashtë rrezikur për jetën.

Advertisements

Makina e efektivit me iniciale A. C., pas aksidentit është përfshirë nga flakët.

“Në orët e para të mëngjesit, në bulevardin “Ismail Qemali”, në afërsi të poliklinikës, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. C. (punonjës policie, jashtë shërbimit) është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtuese shtetasen A. A., e cila u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para në vendngjarje, ka rezultuar se shtetasi A. C. ka qenë në efektin e alkoolit.

Grupi hetimor dhe opgj të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, infromon policia.

You may also like