Aktorja dhe fituesja e “Big Brother VIP”, bëri bujë me deklaratën e saj teksa akuzoi gazetarin Saimir Kodra se i ka kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Moderatori Saimir Kodra deklaroi se kishte ngritur padi ndaj aktores, ndërsa kjo e fundit ka treguar se ende nuk ka marrë një lajmërim nga gjykata.
Advertisements
Në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ajo u pyet nëse po merret me gjyqin, por Egla Ceno u shpreh se: “Jo nuk më ka ardhur asnjë lajmërim për gjyq, por më kanë ardhur disa mesazhe nga gra që kanë probleme ngacmime seksuale në punë. Jam e përfshirë të ndihmoj si me mbështetje publike, si logjistike. Gratë duhet të flasin nëse duan të shpëtojnë nga derrat Duhet të jemi bashkë në këtë ‘luftë’! Të paktën t’i bëjmë të kenë frikë!”
Advertisements
“Puna nuk mbaron, do të marrin në punë tjetër nuk do jesh ti e dëmtuara se nuk ke bërë asgjë të keqe. I the një derri mu hiq qafe, e the me vend dhe në vendin e duhur. Ishte një zotëri tjetër që kishte një radio s’po ja them emrin se nuk ekziston më. Unë hyra atje dhe punova, po në radio si zonjë. Më ka trajtuar me një rrogë fantastike në atë periudhë nuk e di si ta merrja. Isha “Happy”, paguaja qeranë, haja ndonjë darkë jashtë. Por duhet të them gjërat vijnë.
Nuk duhet të dalin më me zë dhe figurë në ekran, ma kanë bërë mua, ja kanë bërë shumë të tjerave pas meje, ndoshta e bën akoma dhe ti del në ekran me emër. Po moj, Kodra ka qenë, ai që bën atë gjënë programin. Se nuk e kam fare problem, ai ka qenë. Zero, se kam fare problem ta them. Duhet me dalë me emra të përveçëm se ndryshe je duke bërë “ham, ham” kot”, tha ajo në shtëpinë e BBV.
Pas deklaratës Saimir Kodra ka paralajmëruar padi për shpifje, duke shtuar se aktorja duhet të paraqesë provat për të gjitha akuzat që ka bërë.
“Do të bëj një reagim të shkurtër, se zonja që ka bërë deklaratën ka kaluar kompetencat duke përmendur një person që nuk është aty. Aty zihen për flokësh, shahen pse më përmend babën që është jashtë. E vetmja përgjigje kësaj aktore të dobët, e këtij skenari po aq të dobët të ndërtuar do i përgjigjet ajo vetë në Gjykatë. Kjo deklaratë e saj është në Gjykatën Penale, ajo Ceno ka barrën e provës që të vërtetojë që këtu e 25 vite më parë i paskam kërkuar afera seksuale në këmbim të një vendi pune.
Kësaj zonjës dhe aktores së dobët, pas 25 vitesh i del detyra që ta vërtetojë në Gjykatë. Kam qenë dhe do të jem krah femrave që dhunohen, molestohen, me fakte dhe me prova si gjithmonë. Unë s’di të kem punuar ndonjëherë as shefi i burimeve njerëzore që të punësoja njerëz, as recepsionist. Kam qenë moderator i thjeshtë i një emisioni që quhej “Radio Mania”. Është vënë në mes dinjiteti njerëzor. Kjo është një çështje penale për zonjën, por edhe për televizionin ku ajo e ka thënë atë deklaratë”.