Veç fitores së “Big Brother VIP 3”, Egla Ceno do të mbahet mend edhe si konkurrentja që më së shumti e shijonte kohën me pizhama. Aktorja, shfaqej thuajse një pjesë të madhe të ditës e veshur me pizhama, duke preferuar komoditetin, përpara dukjes.
Advertisements
Advertisements
Madje, në atë kohë, edhe kur imitohej në Portokalli, gjithnjë vihej në dukje ky detaj. Por mesa duket, stili i Eglës, qenka i njëjtë edhe jashtë. Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë fituesen e “Big Brother” në zonën e Librit Universitar dhe çuditërisht aktorja shfaqej sërish me pizhama.
Advertisements
E veshur me tuta dhe bluzë pambuku, me kapele dhe syze dielli, Egla dukej tejet komode, teksa ecte në rrugë. Natyrisht që me gjithë ‘maskimin’, ishte e pamundur që të shmangte sytë e kureshtarëve. Duhet thënë se nuk ndodh shpesh që të ndeshesh me një personazh të famshëm në rrugë, që zgjedhë pizhama për të përditshmen.
Por jemi të sigurt, që mbi të gjitha, Egla ka qenë shumë komode, duke shijuar një ditë të thjeshtë në Tiranë. Ditët e fundit, aktorja i është rikthyer sërish kohës së “Big Brother”, duke shprehur edhe gjërat që do të donte të bënte ndryshe në eksperiencën e saj. Ajo shprehet se do të kishte dashur që brenda shtëpisë të kishte qeshur më shumë, ndërsa la të kuptohej se më shumë ka qarë.
“Katër muaj e gjysmë, një eksperiencë e ngjeshur, ky vit ka qenë shumë e fortë për mua. E dhunshme. Më vjen mirë që publiku, inteligjent, ka kuptuar të ndajë shapin nga sheqeri. Do të doja që në atë shtëpi të kishte 2 ose 3 Heidi. Do të kisha dashur të kisha qeshur në atë shtëpi, për të qarë qan vetëm, por për të qeshur duhen dy veta. Nuk ishte e mundur, ashtu ndodhën gjërat”, tha Egla Ceno.