Egla tregon arsyen pse e fitoi “Big Brother Vip3” dhe na habiti

by editor

Aktorja Egla Ceno, u shpall fituese e edicionit të tretë të “Big Brother Vip 3”. Mirëpo, kudo nëpër rrjet është parë që shumë individë nuk janë pajtuar me këtë gjë dhe kanë ngritur aludime se fitorja nuk i ka takuar Eglës, por është marrë ‘me mik’.

Advertisements

Egla u është përgjigjur sërish zërave se e ka fituar edicionin e tretë, për shkak të lidhjes familjare që ka me drejtuesit e Top Channel.

Advertisements

Por kësaj here me ironi. Ja si u përgjigj ajo:

“Vendosa të them të vërtetën edhe pse dhemb, e vërteta dhemb. Të them të vërtetën pse si tek e fitova unë Big-un. Sepse ka pasur disa komente tuaja që kanë zbuluar të vërtetën kështu që nuk do të fshihem më dhe po e konfirmoj. Unë e fitova Big-un sepse Ledion Liço, prezantuesi është djali i burrit të tezes xhaxhait të hallës së tezes së babait nga ana e nënës, kurse Lori me Sarën që janë shumë të rëndësishme janë gocat e xhaxhait të tezës së nënës. Kështu që nuk kishte se si mos ta fitoja unë Big-un. Po e them këtë gjë edhe pse do të më kushtojë shumë sepse nuk mund t’i tregoj sekretet e Bigut po e them se ju më zbuluat dhe është më mirë të them të vërtetën. Ja pra, kjo është arsyeja se përse unë e fitova Big-un”.

Advertisements

You may also like