Një ditë jo fort e mirë ka qenë ajo e së enjtes për Gjestin dhe Eglin. E teksa të gjithë po shpresonim që mes tyre të ndodhte diçka më tepër se një miqësi e bukur, një fjalë që Gjesti e ka thënë dje ka sjellë dhe ftohje mes tyre.
Advertisements
Gjatë një debati mes këngëtarit dhe Xum Allushit, ky i fundit i përmendi atij një episod aspak të këndshëm brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.
Advertisements
“Sa erdhi Edi ta zuri femrën (Xhenetën)”, i tha Xumi-Gjestit, ndërkohë ku ia ktheu: “Siç ta zura unë ty femrën kur erdha këtu”.E kjo deklaratë e këngëtarit ka mërzitur Eglin, e cila pas një diskutimi gjerë e gjatë në oborrin e shtëpisë i tha që nga “sot e ka vëllaçko”.Pjesë nga biseda:Egli: Nuk ka lezet. Qesh një milet i tërë. Nga sot ti për mua je një vëllaccko i vogël.Gjesti: E pse? Egli: S’po do?Gjesti: Jo.Egli: Pse?Gjesti: S’po dua.Egli: S’ka vlerësim më të madh. Do të rri afër, më ke aty, nëse ke diçka gabim do të them që Gjest e ke gabim, nëse ke të drejtë di të them që jam me të se ka të drejtë dhe.Gjesti: Jo ti nuk mundesh, sepse ti gjatë gjithë kohës ke sy tjetër.Egli: Jo, jo ja do ta shohësh.Gjesti: Do e shohësh ti.Por, ai që na ka habitur me reagimin e tij ka qenë Redoni. Në videon e publikuar nga Big Brother Vip Albania, ky Egli i thoshte Gjestit që e sheh si “vëllaçko”, Redoni ka lënë komentin epik.“Gjest të ndjej vëlla”, shkruan Redoni. Teksa kujtojmë se dhe për këtë të fundit, pasi menduam se mes tyre do të krijohej një raport më tepër se shok kur banorja të dilte nga ambientet e Big Brother Vip, ajo deklaroi publikisht ditë më parë se ish-konkurrentin e ka si “vëlla”.