I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up” ka qenë aktori i njohur Jul Deda, tashmë moderator i “Fiks Fare”, por vitin e kaluar edhe një nga banorët më të fortë në “Big Brother VIP 3”, i cili arriti në shkonte deri në dyshen e fundit finaliste. Ai ka dhënë mendimin e tij për lojën e banorëve të këtij edicioni të BBV4, duke analizuar dhe situatat e ndodhura brenda shtëpisë së fundmi…
Advertisements
Si e sheh trekëndëshin Egli-Gjesti-Rizarta, nisur dhe nga debati mbrëmjen e kaluar?
Advertisements
Egli është njeriu më i amulluar aty. U tha dje që ka rënë dakord për lojën që kanë bërë me Gjestin. Ata nuk i kanë hyrë në krevat njëri-tjetrit në aspektin intim, vetëm kanë fjetur bashkë. Donin të ndërtonin një trekëndësh të paqenë për t’i shërbyer atyre. Ajo që nuk kuptoj është se pse u bë kjo lojë për t’i nxjerrë fytyrën Rizartës? Nëse Egli e sheh si kërcënim Rizartën që ka 4 ditë brenda, atëherë duhet të dalë vetë nga shtëpia.
Eglin e shoh të paqëndrueshme dhe më vjen shumë keq. Është e artikuluar, por dashuria t’i verbon sytë. Në BBV është dhe provokim, është dhe lojë. Nëse është e dashuruar, nuk duhet të ishte kaq shumë e dhënë. Duhet të ruajë dinjitetin e vet. Njeriu dashuron brenda ‘enës’ së vet.
Cilët banorë mendon se do të jenë finalistë?
Rozana, Gjesti, G-Bani, Laerti, Gerta./TAR