Egli e prekur pas situatës së krijuar në BBVA, Gjesti: Nuk kam bërë lojë me ty

Në spektaklin e së martës pati shumë drama që u krijuan nga banorët, por edhe nga jashtë.

Advertisements

Gjestit iu publikua një klip, ku shihej Xheneta Fetahu, në një intervistë dhënë për Fan Club.

Advertisements

Këngëtari nga Peja pas kësaj dha një sqarim duke shtuar se nuk ka asnjë ndjesi dhe se ka hequr shumë nga ajo.

Egli u prek për faktin se ata kishin lënë të hapur lidhjen e tyre dhe për mënyrën se si ka vepruar deri më tani banori.

Ata edhe pas Prime-t diskutuan, ku konkurrentja i kërkoi që të mbante distancë me të.
Gjesti nga ana tjetër ia përmendi vazhdimisht që me të nuk ka bërë lojë, por se vetëm ka tërheqje fizike.

Mes kësaj historie të trazuar, pritet të shihet se çfarë do të ndodh në vazhdim.