Egli “fik” Xumin: Nuk jam këtu për marrëdhënie romantike

Vetëm 4 ditë nga fillimi i edicionit të 4-t të “Big Brother Vip Albania” dhe njërit prej banorëve i kanë nisur ndjenjat e para të dashurisë.

Advertisements

Bëhet fjalë për Xum Allushin dhe Egli Takon, të cilët praktikisht nuk janë parë duke kaluar shumë kohë së bashku por kjo gjë nuk e ka ndaluar Xumin të krijojë emocionet e para në lidhje me të.

Advertisements

Ai është shprehur që në ditën e dytë për Eglin tek banorët e tjerë duke thënë se mes tyre është një kimi e veçantë, që ai e dalloi kur ata gatuar një drekë së bashku në shtëpinë e “Vëllait të Madh”. Më pas Xumi është përpjekur të bëjë dhe gjeste romantike kundrejt saj, duke i lëë tek koka e krevatit një pjatë me fruta të vendosura në formë zemre.Në një bisedë në dhomën e gjumit ku të pranishëm ishin dhe banorë të tjre, Egli ka vendosur ta sqarojë njeherë e mirë Xumin në lidhje me këtë situatë duke ja “prerë shkurt”.

“Unë këtu nuk kam hyrë për të krijuar marrëdhënie romantike për arsyje të miajat që i kam vendosur unë”, tha Egli ndër të tjera drejtuar Xumit.Nga ana tjetër, Xumi bëri tentativën e fundit duke e pyetur nëse ajo ia ndalon atij përpjekjet që dëshiron të bëjë për t’i fituar asaj zemrën.Egli Tako iu përgjigj se ajo dëshironte që ai të ndalonte në mënyrë që mos ta prishte marrëdhënien mes tyre si shokë.