“I kisha humbur shpresat”, Egli pas përfundimit të “Big Brother VIP”: Mirë apo keq, me Gjestin…
Advertisements
Egli Tako ka dhënë deklaratën e parë pas përfundimit të “Big Brother VIP 4” për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Advertisements
Ajo është shprehur se nuk e kishte menduar që do të arrinte deri në finale, por e konsideron eksperiencën e ëndrrave pjesëmarrjen në program.
Sa i përket Gjestit, Egli u shpreh se marrëdhënia me të brenda shtëpisë kanë pasur shumë dinamikë, që ka treguar disa anë të saj.
Ndërsa shtoi se mezi kishte pritur që të dilte nga shtëpia dhe të rrinte me Gjestin, për tu kënaqur me të siç tha ajo, pa u gjykuar nga komentet e njerëzve që i ndiqnin live.
“Surprizë, sfidë, ëndërr, të treja në një. Nuk e prisja finalen, për shumë arsye, nuk e kam pritur, më është dhënë një shpërblim i ndjerë kur është thirrur emri im.
I kisha humbur shpresat, deri në momentin që është thirrur emri im. Aty kam kuptuar që e kam fituar gjënë time, që në momentin që arrita të shkoj në finale pa luajtur asnjë ditë në BBV.
Egli në këtë BBV ka arritur të tregojë të gjithë ngjyrat e veta dhe fitojë njerëzit e vërtetë që dinë se çfarë është emocioni, të jetosh, dashurosh dhe zihesh, ashtu siç është jeta në të vërtetë.
Nuk mund të lë pa përmendur edhe Gjestin, pasi mirë apo keq, e gjithë ajo dinamikë nxori shumë anë të miat.
Presim shumë muzikë dhe asnjëherë larg botës së televizionit, që është kaq e bukur”, tha Egli.