Egli poston për herë të parë Gjestin: Dje, sot dhe nesër

Pas një rrugëtimi plot tensione, emocione dhe dyshime, Gjesti dhe Egli Tako duken më të bashkuar se kurrë. Edhe pse marrëdhënia e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4” u vu disa herë në pikëpyetje, jashtë saj dyshja ka vendosur t’i japë një shans të vërtetë ndjenjave.

Advertisements

Në mbrëmjen festive të organizuar pas finales së spektaklit, të dy janë shfaqur të buzëqeshur dhe të përqafuar, duke lënë pas pasiguritë që shoqëruan raportin e tyre gjatë formatit.

Advertisements

Egli ka ndarë në Instagram një video ku shkruan: “Dje, sot dhe nesër”