Egli Tako tregon kuptimin pas tatuazheve: Ky është ‘single tattoo’ tani. Unë kam diellin, Olsi hënën

by editor

Egli Tako ka plot 15 tatuazhe në trup. Ajo rrëfen për “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan se të parin e bëri kur ishte 18-vjeç.

Egli Tako: Tatuazhin e parë e kam bërë kur isha 18 vjeç, supozohet që isha adulte, por prapëseprapë im atë nuk më foli nja dy muaj të mirë.

Por, teksa tregon kuptimin pas tatuazheve që ka në trup, njëri prej tyre na bëri më shumë përshtypje.

Egli Tako: Kam një tatuazh këtu poshtë (te këmba) që janë dallgët e detit dhe perëndimi. Unë e dua shumë perëndimin edhe pse ka qenë një tatuazh ‘couple tattoo’, tani është single tattoo prapë bën shumë sens sepse perëndimi është pamja ime e preferuar në botë. Unë kam diellin, Olsi ka hënën./tvklan.al

Advertisements

You may also like