Humbja e Kukësit ndaj Vllaznisë ka sjellë pasoja në kampin verilindor. “Panorama Sport;’ mëson se trajneri Stavri Nica ka paraqitur dorëheqjen e tij menjëherë pas takimit, duke braktisur klubin verilindor, të zhytur në zonën e ftohtë të tabelës së klasifikimit.
Advertisements
“E mbyll këtu me Kukësin. Sapo ia komunikova edhe skuadrës në dhomat e zhveshjes. Kam dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës”, ka thënë Nica menjëherë pas sfidës për “Panorama Sport”.
Advertisements