Ekspertët ngrenë alarmin/ Temperatura rekord mbi 40 gradë celcius, ja cili është vendi që po “përvëlohet” nga vala e të nxehtit

Një valë e pazakontë e të nxehtit për këtë sezon të vitit ka prekur Kinën me temperatura rekord mbi 40 gradë celcius në shumë rajone. Ekspertët thonë se moti ekstrem mund të prishë rendin e prodhimit të ushqimit si pasojë e ngordhjes masive të kafshëve.

Advertisements

Temperaturat e nxehta rekord të cilat po përvëlojnë Kinën janë duke ngritur shqetësime serioze për ekonominë e dytë me të madhe në botë. Vapa ekstreme që nuk ka zbritur javën e fundit nën 40 gradë celcius ka bërë që sistemi blegtorial të goditet nga ngordhja masive e kafshëve.

Advertisements

Në një fermë në provincën lindore Jiangsu, qindra derra ngordhën këtë javë. Në rajonin jugperëndimor të Guangxi fshatarët thanë gjithashtu se peshqit e tyre po ngordhnin për shkak të rritjes së temperaturave të ujit.

Gazetarja e Ora news tregon se është raportuar edhe ngordhja marsive e lepujve. Çmimet e kokave të lepujve, një pjatë e njohur në Sichuan, janë rritur ditët e fundit pasi nuk ka furnizim të mjaftueshëm.

Moti ekstrem mund të prishë rendin e prodhimit të ushqimit dhe të sjellë më shumë pasiguri në furnizimin me ushqim dhe vaj thonë ekspetët.

Zyrtarët i tremben faktit se thatësira mund të godasë në 3 muajt e ardhshëm pellgun e lumit Yangtze, rajonin kryesor të rritjes së orizit në Kinë.

578 stacione kombëtare të motit të vendosura në qytete të ndryshme në të gjithë vendin regjistruan temperaturat më të larta ndonjëherë për këtë periudhë të vitit, sipas Administratës Meteorologjike të Kinës.

Ndërkohë situatë e vështirë paraqitet në Kinën qëndrore ku rreshjet e dendura kanë përmbytën fushat e grurit vetëm disa ditë para kohës së korrjes në Henan, provincë e cila përbën një të katërtën e prodhimit të Kinës.