Eksperti Karamuço zbulon skenarin e SPAK dhe bën paralajmërimin e bujshëm: Nuk janë goditur ende peshqit e mëdhenj, kanë dalë emrat…

by editor

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ishte këtë të premte i ftuar në emisionin “Barometri” në Euronews Albania ku ka thënë se njerëzit do kenë edhe më shumë besim te SPAK nëse hetimet shtrihen në 360 gradë.

Sipas tij SPAK ende nuk ka filluar të merret me peshqit e mëdhenj, ai tha se ka dalë ndonjë emër por njerëzit ende nuk e dinë se deri ku do shkojë SPAK-u.

Advertisements

“Njerëzit akoma druhen të besojnë se deri ku do shkoj SPAK-u. Deri sa do godasë dhe a do godasë 360 gradë të plota apo jo. Dhe a do i godasë peshqit e mëdhenj? S’kanë filluar akoma peshqit e mëdhenj.

Ne tek tuk kemi ndonjë emër të selektuar, por ne kemi harruar bizneset. Ata i pastrojnë paratë e politikanëve. Të merremi me ata njëherë”,-tha Karamuço.

Advertisements

You may also like