Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në një studio televizive, tha se 27-vjeçari Julian Gjoshi e ka qëlluar 50-vjeçarin Alfred Dedja nga xhepi i xhupit duke mos e nxjerrë armën.
Advertisements
Po ashtu Bregu thotë se edhe viktima ka qenë i armatosur dhe se konflikti verbal brenda lokalit ka qenë i ashpër megjithëse nuk është shënuar në procesverbalin e policisë.
Advertisements
Sipas Bregut, historia të çon tek trafiku i drogës.
“Ka qenë përplasje më parë në biseda telefonike. Të dy personat kanë qenë të armatosur. Viktima nuk e ka nxjerrë armën, ju ka gjetur në trup. Autori ka qëlluar duke e pasur pistoletën në xhepin e xhupit. Kishin një konflikt verbal më herët. Historia të çon te trafiku i drogës se viktima ka qenë i hetuar për grabitje dhe trafik droge. Të dy kanë pasur precedent të mëparshëm. Është përplasje aty për aty. Nuk ndodhet në procesverbal, që edhe diskutimi brenda në lokal ka qenë i ashpër. Ata të dy po e ruanin njëri-tjetrin. Ai i ka thënë dhe vendndodhjen për t’u sqaruar, duke qartë që nuk është sqaruar. Ia dinin ekspresivitetin njëri-tjetrin me armë, se si duket kanë pasur marrëdhënie të fortë dhe nuk e kanë nxjerrë në dukje. Ai ka qëlluar nga brenda xhepit të xhupit. Ka shtënë në publik.
Nuk jam në gjendje të kuptoj a ka rrezikuar jetë të tjera. Vijojnë të jenë problematike këto lloj ekzekutimesh në ambiente publike.
Paraja është në mes, dhe mes grupeve kriminale paranë nuk e fal askush se paratë e bëjnë të ketë roje për ta pasur jetën e sigurt, e mbajnë veten larg burgut etj.”
Më tej, Bregu tha se fakti që autori u largua në mes të ditës, tregon që policia ende nuk ka një kontroll të mirë të territorit.
“Ende policia nuk ka një kontroll të mirë të territorit kur bëhet fjalë për jashtë Tirane. Ndroqi nuk është Tiranë. Nuk ka kamera në çdo shtëpi.”