Lidhur me rastin e ekzekutimit të Faton Hajrizit, eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha se Serbia po tenton të blejë kohë që rastin e Faton Hajrizit ta cilësoj si “Sulm terrorist“.
Advertisements
“Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është ushtruar një kërkesë nga autoritetet e Serbisë për të diskutuar në lidhje me pretendimet e Serbisë, se Kosova ka organizuar aktivitetet dhe ka tentuar ta destabilizojë Republikën Serbe, duke e dërguar Fatonin“, tha Elezi.
Advertisements
Ditë më parë, institucionet e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Jashtme, e kanë konfirmuar se shenjat e gishtërinjve i përkasin Faton Hajrizit, i cili dyshohet se u vra para disa javësh në Loznicë.
Por, kjo nuk u konfirmua edhe nga institucionet serbe.
Lidhur me rastin, është angazhuar avokat, Arianit Koci, i cili ka shkuar në Serbia për ta tërhequr trupin e pajetë.
Koci tha se tani institucionet kanë kërkuar edhe përshtymën e nënës së Fatonit, për ta konfirmuar se trupi i pajetë i përket atij.
Në kërkesën e familjes së Faton Hajrizit për ta hapur kufomën, thuhet se kjo sipas institucioneve është e pamundur, për shkak të disa dëmtimeve.
Kjo do të jetë e mundur vetëm pasi që trupi i pajetë i Faton Hajrizit të riatdhesohet.