Gazetari Dritan Laci thotë se vrasja e Gentian Bejtjas u krye nga persona të cilët kanë vëzhguar çdo lëvizje të tij.
Advertisements
Në një studio televizive, Laci u shpreh se stakimi i energjisë elektrike në fshatin ku ndodhi vrasja në Fushë Krujë, ishte i sinkronizuar me ekzekutimin e ish policit të burgjeve. Sipas tij, autorët nuk u veshën si policë.
Advertisements
“Interesante është kjo vrasje sepse është mënyra sesi toga e qitësve e kanë ndjekur viktimën, por edhe mënyra sesi ditën e ngjarjes, kanë futur në makinën e tyre në një fshat që është jashtëzakonisht e vështirë, edhe po të pish një kafe, bie në sy, për shkak të një survejimit të kamerave. Ata ruhen nga njëri-tjetrin, por edhe nga njerëz që mund të infiltrohen. Është familja Hakaj, që nga viti 1990 ka shumë të vrarë, janë Bamët, Bejtja. Nuk mendoj se janë veshur si policë. Fakti që atë ditë ka pasur një stakim të energjisë, është bërë me një qëllim të caktuar. Do ishte e pamundur ta fusje makinën në fshat, do duhej që këto kamera të mos e lexonin targën e kësaj makine. Në momentin kur ka dalë Gentjan Bejtja nga ndërtesa a babait të tij dhe lëvizja e makinës, ka qenë e survejuar. Ndryshe do të ishte e pamundur”, theksoi ai.