Ekzekutimi i Kristian Markut në Fier-Vlorë, policia tregon çfarë filmuan kamerat dhe pistë kryesore të hetimit

Hakmarrja dyshohets e ka qene shkak i ekzekutimit te 30-vjeçari, Kristjan Marku nga Rrësheni, i cili u ekzekutua në një atentat të regjistruar pasditen e 13 Janarit në autostradën Fier-Vlorë.

Advertisements

Hetimet e Policisë duket se kanë ngelur vetëm këtu, nisur dhe nga e shkuara e të riu, pasi burime për mediat bëjnë me dije se ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët, por u mblodhën vetëm gëzhojat dhe makina e djegur.

Advertisements

Mësohet se nga kqyrja e kamerave të sigurisë, ka rezultuar se është filmuar vetëm makina e autorëve dhe e viktimës, të cilat janë fiksuar nga kamerat e një karburanti.

Sipas policise, në pamje dallohet momenti i kalimit të dy automjeteve. Autorët e kanë ndjekur viktimën dhe më pas e kanë qëlluar, duke iu afruar me sinjal ndezur dhe duke u përpjekur të parakalojnë paralel.

Në dëshmitë e mbledhura nga grupi hetimor, dëshmitarët kanë deklaruar se fillimisht është dëgjuar një e shtënë dhe më pas, makina e autorëve me sinjal ndezur ka parakaluar makinën që drejtohej nga Kristian Marku, dhe më pas e kanë qëlluar.
Janë dëgjuar frenimet dhe fërkimet e gomave të automjeteve në autostradë dhe pasi autorët e kanë qëlluar të paktën 13 herë Kristjan Markun, makina e tij tip “Volkswagen Passat” është përplasur disa herë me trafik ndarësen.

Policia ka dyshime se autorët mund të jenë nga Vlora ose të jenë ndihmuar nga persona që e njohin mirë territorin, për shkak të dinamikës së ngjarjes, nga vjedhja e targave të oficerit të Policisë në Novoselë ditën e ngjarjes dhe përdorimi i tyre në atentat, deri tek largimi i autorëve.

Sipas grupit hetimor, nëse zbardhet vjedhja e targës, hetimi do të jetë më i lehtë për të zbardhur ngjarjen. Megjithatë, grupi hetimor bën me dije se vrasja në ecje mund të kryhet vetëm nga qitës profesionistë.

Celulari i viktimës ndërkohë është dërguar te autoritetet përkatëse që të zbërthehen bisedat e tij për të kuptuar se çfarë e lidhte viktimën me Vlorë.

Të hënën, ditën e vrasjes, Kristian Marku kishte njoftuar bashkëshorten, me të cilën ka edhe një fëmijë, se do të udhëtonte drejt Vlorës, por nuk i kishte zbuluar arsyen e udhëtimit.

Ajo ka dëshmuar për grupin hetimor se të dy qëndronin në Tiranë në apartamente me qira ditore. Po ashtu shtoi se i shoqi përdorte një makinë me qira, të cilën e kishte marrë fillimisht për tri ditë dhe më pas e kishte shtyrë për dhjetë ditë të tjera.

Ndërkohë, sipas xhaxhait të viktimës, Kristian Marku jetonte duke u ruajtur dhe lëvizte vetëm kur ndihej i sigurt.