Vrasja në Greqi e 32-vjeçarit Roan Brahimi ka qenë në fokus të emisionit “Jetë Shqiptare”.
Advertisements
Ish-drejtori i policisë Shemsi Prençi ka deklaruar se autorët e vrasjes së Brahimit, kanë survejuar bashkëshorten e tij, e cila po ashtu ka qenë në automjet në momentin e ngjarjes. Prençi theksoi gjithashtu se kundërshtarët e Brahimit ishin skuadër në gatishmëri të plotë për ekzekutimin e tij.
Advertisements
“Atentatorët janë disa. Mund të jenë duke vëzhguar, duke filmuar dhe kanë gjurmuar, kanë ndjekur kanë survejuar bashkëshorten. Se ato e dinin që një ditë do vinte ta takonte. Kjo është rruga e ndjekjes.
Kundërshtarët e dinë se kur ka prerë biletën, kur do ishte në Greqi. Nga gatishmëria, që janë në gjurmimin e një personi të paarmatosur që janë bashkëshortja dhe fëmijët. në momentin që do fluturojë për Greqi, kalohet në gatishmëri një, me armatim, me kokore, me motor, me motor shoqërues, me makina pritëse. Bëhet skuadër në gatishmëri”, tha Prençi.
Po ashtu, ky i fundit theksoi se skuadra e ekzekutimit të Brahimit ka qenë e përgatitur për luftë në rast se 32-vjeçari do kundërpërgjigjej me armë.
“Skuadra e ekzekutimit ka qenë e përgatitur për luftë, 5-6 persona të armatosur. nëse ai do kundërpërgjigje me armë, aty do kishte luftë.
Por e ekzekutimit ka qenë perfektë, që do të thotë se kur grupet kriminale kanë mendim kriminal dhe strategji, ndërmarrin veprime të shpejta për t’i realizuar në kohë. S’ka njoftim as nga Policia Dubanit, as nga Policia greke”, tha ai.
Roan Brahimi u ekzekutua mbrëmjen e 9 majit teksa ndodhej në automjet së bashku me bashkëshorten. Djali i mitur i tij, pa gjithë skenën, pasi po luante vetëm pak metra larg ngjarjes.
Roan Brahimi ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.
Në dhjetor të vitit 2020 lokali me pronësi të babait të tij Gjovalin Prendi u qëllua me breshëri plumbash, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Ndërsa në vitin 2014 ju vranë në një atentat dy djem xhaxhallarësh dhe u plagos një tjetër.
Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e rrugëve Messolonghiou dhe Tsaldari në lagjen Vyronas (Byron) në afërsi të Athinës në Greqi. 32-vjeçari dyshohet se ka pasur “llogari të hapura” me një bandë shqiptare, ndërsa raportohet gjithashtu se ka qenë i përfshirë më herët në një tentativë vrasje.