Ekzekutimi me një plumb i Gëzim Sinomatit/ Kush ishte në të vërtetë shënjestra?

by editor

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar detaje nga vrasja e 22-vjeçarit, Gëzim Sinomati. Sipas gazetarit, i riu kishte ardhur nga Belgjika 4 ditë para vrasjes, tek familja e të atit.

Artan Hoxha i ftuar në emisionin Top Talk, u shpreh se 22-vjeçari kishte ardhur pas festave dhe pozicioni ku ka ndodhi ngjarja, mënyra, ka elementë që tregojnë se autori duke mos qenë vlonjat, nuk e ka njohur viktimën dhe ka pasur si synim xhaxhain e tij.

Advertisements

“Kanë marrë jetën një të riu që i kishte ardhur nga Belgjika 4 ditë para ngjarjes, te familja e të atit. Babai i tij është në burg, e ëma është jashtë Shqipërie dhe ka krijuar familje të re.

Ka ardhur pas festave dhe pozicioni ku ka ndodhi ngjarja, mënyra etj, ka elementë që autori duke mos qenë vlonjat nuk e ka njohur viktimën dhe ka pasur si synim xhaxhain e tij.

Advertisements

Nga të dhënat që ka deri tani, xhaxhai i viktimës Benardi dy muajt e fundit ka qenë prezent të Vlorë, dhe kjo ka vënë në alarm palën tjetër. Ajo ishte shtëpia e të dy vëllezërve. Para dy vitesh është hedhur në erë automjeti i familjes, që lëvizte nëna e tyre.

Është godinë trekatëshe, makinës i është vendosur eksploziv, për t’i riaktivikuar hetimet por nuk u gjetën autorët. Ajo ngjarje u kujtua tani. Nuk ka qenë atentat por ka qenë kërcënim.

Advertisements

Sokol Sinemati është ekstraduar për herë të dytë nga Belgjika, për herë të parë nga Italia.

Kur hyn në betejë synon që kundërshtarin ta dobësosh. Edhe Sokoli edhe Benardi kanë qenë të arrestuar. Benardi paraqet rrezik sepse Sokoli është në burg dhe mund të ketë kontakte”, tha Hoxha në Top Talk

You may also like