Ekzekutimi në Lezhë dhe atentati në Lundër, gazetarja: Janë ngritur tre pista hetimi, kemi rishfaqjen e emrit të Ervis Martinajt

Gazetarja Anduena Llabani, e ftuar në emisionin “360 Gradë” në ABC News komentoi dy ngjarjet e fundit kriminale, ku një person u ekzekutua në Lezhë dhe katër persona të tjerë u qëlluan me breshëri plumbash në zonën e Lundrës.

Advertisements

Konkretisht në Lezhë u qëllua për vdekje Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, i vrarë dhe ky vitin e shkuar në Greqi.

Advertisements

Por po ashtu edhe ngjarja e Lundrës po hetohet bashkë me të Lezhës, si një ngjarjeve vetme dhe dyshohet se objektiv ka qenë gruaja e Roan Brahimit.

Sipas saj janë ngritur tre pista kryesore në të cilat po mblidhen prova nga grupi hetimor.

“Është situata e paprecedentë. Kemi tre pista kryesore, është situatë e paprecedentë është ngritur një grup punë, që po punon për zbardhjen e të dyja ngjarjeve si një e vetme. Janë dy prokurorë që po merren më ngjarjet.

Pista e parë lidhet me viktimën dhe problemet që ka patur ai, konfliktet.

Pista e dytë, lidhet me personalitetit të babait të tij dhe problemet që ka patur babai i viktimës.

Pjesa e tretë lidhet me grupe kriminale, që mund të kenë hakmarrje të palara, ku kemi edhe rishfaqjen e emirit të Ervis Martinajt, i cili ka qenë një nga armiqtë kryesor të peronit në fjalë”, tha ajo.