Ekzekutohet me kallashnikov biznesmeni i njohur, autorët më pas e djegin brenda në makinë! Detajet si ndodhi atentati

by editor

Një biznesmen i njohur grek është ekzekutuar me armë zjarri në Mandra të Athinës. Mediat helene raportojnë se bëhet fjalë për Christos Gialia, i cili pasi u qëllua me kallashnikov makinës së tij iu vu zjarri me qëllim për të zhdukur çdo gjurme.

Advertisements

Atentati ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në zonën industriale të Athinës e quajtur Mandra, 20 km në veri-perëndim të kryeqytetit të vendit.

Advertisements

Ndërkohë pak metra me tej u gjet e djegur edhe një automjet tjetër, brenda së cilës u gjet një kallashnikov. Dyshohet se automjeti është i autorëve të vrasjes së Gialia.

Sipas informacioneve të protothema.gr viktima ishte biznesmen në tregtinë e mishit, ndërsa në të kaluarën ka qenë i përfshirë edhe në administrimin e ekipeve të futbollit.

Në vitin 2018, në oborrin e shtëpisë së saj, në të njëjtën zonë, ishte vrarë edhe gruaja e parë e viktimës dhe nëna e djalit të tij të rritur. Motivi i vrasjes së saj ishte grabitja.

Policia greke ka nisur hetimet për kapjen e autorëve, të cilët u larguan me motor. Automjeti është gjetur në rrugën “Agia Aikaterini” në Mandra dhe zjarrfikësit kanë tentuar të shuajnë zjarrin në vendngjarje.

Nga hetimet, pranë mjetit të djegur u gjetën gëzhoja, ndërsa brenda mjetit u gjet një kallashnikov, i cili vlerësohet të jetë arma e vrasjes që autorët e kanë hedhur pas ekzekutimit. Pak metra më tutje është pikasur një tjetër makinë e djegur, me gjasë e autorëve.

You may also like