Elisa Spiropali flet për herë të parë si kryetare e Kuvendit, opozita e gjuan me letra dhe ujë

by editor

Elisa Spiropali është emëruar sot kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, pas dorëheqjes nga ku post të Lindita Nikollës.

Mes tensionesh në sallën e parlamentit, Spiropali ka marrë 75 vota pro, 4 kundër dhe pjesa tjetër abstenim, pasi një pjesë e madhe e deputetëve të opozitës kanë braktisur karriget për të protestuar në foltore.

Advertisements

Spiropali është shprehur mirënjohëse për “vlerësimin” që iu bë me emërimin në këtë post, si “kryeshërbëtore” e Kuvendit të Shqipërisë.

Tensionet nuk munguan edhe gjatë fjalës së parë të saj si kryetare e Kuvendit, ku deputetë të opozitës kanë hedhur drejt saj dhe kryeministrit Edi Rama letra dhe ujë.

Advertisements

“Dera ime do jetë e hapur për ujë e kafe edhe për opozitën. E patolerueshme është dhuna në të gjitha llojet dhe fytyrat e saj të shënuara. Fjalët që fyejnë do trajtohen nga unë vetëm me gërmën e rregullores së Kuvendit”, u shpreh Spiropali.

Kujtojmë se në seancën parafundit, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dha papritur dorëheqjen, për shkak të problemeve personale shëdetësore.

Advertisements

You may also like