Elisa Spiropali “godet” Berishën: S’ka natë që s’ka të gdhirë

by editor

Seancën e kësaj të enjte Kuvendi miratoi me 75 vota pro duke “zhveshur” ish-kryeministrin Sali Berisha nga petku i imunitetit të deputetit dhe duke i hapur kështu rrugën Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për arrestimin e liderit historik të së djathtës.

Kuvendi votoi pro autorizimin e SPAK për të vijuar më tej procedurat për ndryshimin e masës së sigurisë nga “detyrim paraqitje” për ish-kryeministirn Berisha në “arrest me burg” apo “arrest shtëpie” i cili akuzohet për “korrupsion pasiv” për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Advertisements

Ndërkohë, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nuk ka nguruar të ironizojë përpjekjet e Sali Berishës, i cili nuk ka ndërmend t’i bindet urdhërit të SPAK.

“S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë,” shkuan Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Advertisements

https://www.facebook.com/espiropali/posts/919127516246350?ref=embed_post

You may also like