Emigroi dy muaj para dasmës, çudit Bilali: Nuk u ktheva ditën e caktuar, por pas 3 muajsh

by editor

Bilali ka ardhur nga Mançesteri për të surprizuar shoqen e tij të jetës, Bukurien. Por përpara se të tregojë arsyen e surprizës që e ka sjellë në “Ka Një Mesazh Për Ty”, ai ndan me rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan historinë e tyre të dashurisë.

Një moment shumë interesant është dasma e tyre, e cila u caktua dhe më pas u shty, por nusja nuk dinte asgjë për këtë.

Advertisements

Bilal: Me bukurien jam njohur, s’diskutohet Ardit në vitet ’90, në një kohë pothuajse trazirash të plota. Njohja jonë ka qenë siç ishte koha atëherë, nëpër diskot që ishin fushat me misër.

Ardit Gjebrea: Ah, thashë se diskot…

Advertisements

Bilal: Jo, jo atëherë, njohja jonë siç e donte dhe tradita, shkuam i kërkuam dorën. Pas dy vitesh, lamë ditën e dasmës që do bëjmë dasmën, pak si dasmën e parë.

Ardit Gjebrea: Pse sa dasma ke bërë?

Advertisements

Bilal: Si e ndërlikuar Ardit. Unë duke parë vështirësitë e kohës, unë dy muaj para se të bëhej dasma mora rrugën për emigrim, shkova në Greqi dhe dasma ishte caktuar që do bëhej më 31 korrik të vitit 1992. Në atë kohë mundësitë ishin të pakta të punës. Duke parë sepse sado pak që fitova nuk ishin të gjitha mundësitë që të kryeja një dasmë të rregullt, vendosa që mos të kthehesha ditën e dasmës, të punoj edhe disa muaj, në qoftë se ata do merrnin nusen, aty do ta gjeja, nëse s’do e merrnin.

Ardit Gjebrea: Si, do merrnin nuse pa dhëndër?

Bilal: Ashtu mendova unë, por familjarët u treguan të arsyeshëm, u treguan të zgjuar dhe një javë përpara se të bëhej dasma, çdo gjë e kishin anuluar. Në atë kohë nuk kishte as telefon, as kurrfarë komunikimi me postë, asgjë, kështu që ndenja dhe 3 muaj të tjerë, u ktheva.

Bilali shton se pas kthimit Bukuria e pyeti nëse ai kishte krijuar një jetë të re në Greqi, por në zemrën e tij kishte qenë gjithnjë vetëm ajo. Më në fund, dasma u realizua më 23 tetor dhe çifti nisi jetën familjare, la fshatin pas disa vitesh dhe emigroi në Angli. Atje jetojnë prej 25 vitesh dhe kanë 4 fëmijë./tvklan.al

You may also like