Emocionohet tenori i njohur: Zoti e bekoi kombin tonë, kur tha që Sali Berisha të lindë në Shqipëri

by editor

Ka nisur edhe sot protesta poshtë shtëpisë së ish-kryeministrit Sali Berisha, ky i fundit nën arrest shtëpie për korrupsion dhe pastrim parash.

Advertisements

Fjalën para Berishës e ka marrë tenori Rudi Sata, i cili njihet si një mbështetës i flakët i ish-kryeministrit.

Advertisements

Ai madje në fjalën e tij, nuk ka ngurruar të thotë se Zoti e bekoi Shqipërinë kur vendosi që Sali Berisha të lindë në këtë vend.

“Kombi shqiptar ishte dhe është një komb i bekuar ditën që Zoti tha që Sali Berisha të lindë në këtë atdhe. Ky është bekimi më i madh që Zoti i ka bërë kombit shqiptar, që të lindë në këtë atdhe. Nërsa Edi Rama është djalli i kombit shqiptar”, tha ai.

Advertisements

Ai më tej e vijoi fjalën e tij duke i bërë thirrje shqiptarëve të ngrihen në protesta.

You may also like