Emocionon Ronaldo Sharka/ Gjatë këtyre 5-6 viteve në media, jam hedhur poshtë…

by editor

Moderatori i njohur ka treguar se sa krenar dhe mirënjohës ndihet që ëndrra e tij është bërë realitet për të qënë pjesë e familjes së “Top Channel”

Advertisements

Ditën e djeshme, edicioni i pestë i “Përputhen” ka ngritur siparin dhe sigurisht zhurma në rrjetet sociale ka nisur menjëherë. Duket se startimi i këtij programi ka emocionuar së tepërmi Ronaldo Shakrën, i cili këtë vit ka një rol mjaft të rëndësishëm në “Përputhen”.

Përmes një postimi të bërë në profilin e tij të “Instagramit”, moderatori i njohur ka treguar se sa krenar dhe mirënjohës ndihet që ëndrra e tij është bërë realitet për të qënë pjesë e familjes së “Top Channel”, të cilën e ka ëndërruar gjithë jetën e tij.

Advertisements

“Po mbyllja punën sot, diku nga ora 8 e darkës. Ndalova dhe po mendohesha: Top Channel është vendi që kam ëndërruar gjithë jetën për të punuar, ja kështu me mish e me shpirt dhe ja po ndodh. U ndjeva krenar, u ndjeva mirënjohës, u ndjeva i mbushur shpirtërisht. Sot nisi edicioni i pestë i “Përputhen”, në të cilin më është besuar një pozicion, jo vetëm i rëndësishëm por edhe me shumë përgjegjësi. Falenderues dhe mirënjohës Top Channel që më ka dhënë mundësitë që të shfaq veten timë në disa dimensione. Faleminderit Olsa Muhameti që besove tek unë disa javë më parë, ku edhe më bëre ftesën për një rrugëtim të ri. Faleminderit Zotit dhe çdokënd tjetër që rrethon jetën time, me këto ndihmesa shpirtërore, emocionale dhe jo vetëm. Jam i lumtur po e shpreh. Zot më mbaj me këmbë në tokë dhe njeri të thjeshtë, se VIP-a ka plot. Faleminderit edhe ju miq që më ndiqni dhe më mbështesni në rrjetet sociale”, shkruan Sharka.

Ronaldo ka vijuar rrëfimin e tij në një tjetër postim, ku ka treguar se shumë herë është rrëzuar por ka ditur të ngrihet sërish për të arritur aty ku ka dëshiruar. Ai gjithashtu ka dhënë edhe një këshillë për të gjithë ndjekësit e tij, që të mos dorëzohen por të ndjekin ëndrrat e tyre.

“Gjatë këtyre 5-6 viteve në media, i hedhur në mes të një arene të mbushur me ambicie dhe konkurrencë, me dashamirës dhe dashakeqës, kam provuar, përjetuar dhe mësuar shumë. Kam rënë poshtë, jam ngjitur, kam rënë…kam rënë edhe më keq seç kisha rënë por jam ngjitur dhe kështu me radhë. Proçese që ndodhin gjatë gjithë jetës por duke qënë se më ndjekin shumë të rinj dhe shpesh më kërkojnë këshilla, dua t’ju them se për asnjë arsye në botë mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja. Në fund të jetës, askujt nuk do t’i vijë keq pse nuk bërë ashtu siç ti dëshiroje, kështu që bëjeni jetën si të doni dhe si do të donit”.

“Mos harroni të zgjidhni njerëzit me të cilët rrethoheni dhe se kë quani “miq”. Ka disa njerëz special që do e kuptojnë kur të lexojnë këto fjalë, që kanë qënë pjesë e rrugëtimit tim e kanë qënë një mbështetje e madhe për mua, pa të cilët edhe mund të isha dorëzuar”, përfundon Sharka.

Advertisements

Advertisements

Advertisements

You may also like