Shumë të dënuar sot kanë dalë nga burgu, pasi kanë përfituar nga Amnistia Penale. Rastet kanë qenë nga më të ndryshmet, por një i veçante ishte momenti kur një fëmijë i mitur pret të atin tek dera e burgut.
Advertisements
Fëmijë ka qenë tek dera e burgut dhe në momentin që i ati ka dalë ai e ka marrë në krah të birin.
Advertisements
I dënuari në burgun e Drenovës në Korçe nuk pranoi të flasë për mediat, por emocionet kanë qenë të shumta.
Ndërkohë një tjetër i dënuar për trafik droge ka përfituar nga amnistia.
“Kam qenë i dënuar për trafik të lëndëve narkotike. Me institucionin jam i kënaqur. Liria nuk paguhet. Unë isha dënuar 7 vjet. 2 vjet e gjysmë kam bërë burg fizik, por kam bërë edhe arrest shtëpie”, tha Klement Omeri nga Konispoli.