Katër shtëpi dhe një zyrë biznesi është bastistur këtë të enjte në Elbasan, nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, mbështetur nga Policia e Shtetit dhe me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Siç raportohet, kontrollet lidhen me procesin ndaj të shumëkërkuarit Suel Çela.
Advertisements
Gazetarja Keti Banushi bën me dije se ndyshe nga sa pretendon opozita se ka pasur mandate për kontroll në tregun e babait të Suel Çelës dhe nuk është kryer për shkak të hezitimit të Policisë së Shtetit, nuk ka pasur asnjë mandate të tillë.
Advertisements
Kontrollet janë fokusuar në shtëpinë dhe zyrën e biznesmenit Nazif Bajrami, i njohur në qytetin e Elbasanit për veprimtarinë e tij në fushën e ndërtimit.
Sipas asaj që raporton Report Tv, kontroll është ushtruar dhe në shtëpinë e administratorit të ekipit të Futbollit të Elbasanit, Mariglen Çoku. Objekt i kontrollit ka qenë dhe shtëpia e drejtorit të Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku.
Syri Tv raporton se Policia e Shtetit ka refuzuar të zbatojë një urdhër të SPAK për të kontrolluar tregun agroushqimor të familjes së Suel Çelës. Sipas medias në fjalë, ky refuzim vjen pasi Suel Çela është angazhuar në fushatë për Edi Ramën, edhe pse në kërkim.
Megjithatë, pavarësisht pretendimeve të medias në fjalë, deri tani nuk ka një reagim nga Policia e Shtetit apo dhe vetë Prokuroria e Posaçme, nëse për Tregun Agro-Ushqimor kishte mandat kontrolli dhe ai nuk u zbatua, apo këto akuza janë vetëm politike.