EMRAT/ Aksident në autostradën Lezhë-Shkodër, plagoset rëndë motorçiklisti, dërgohet te Trauma

by editor

Një aksident automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të diele, rreth orës 11:00, në autostradën Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gocaj.

Advertisements

Mësohet se një motor është përplasur nga një automjet dhe si pasojë e aksident ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesit i motorit, shtetasi Gjon Zeka, rreth 60 vjeç, nga fshati Kallmet i Lezhës

Advertisements

Ai u dërgua fillimisht në spitalin e Lezhës dhe më pas bluzat e bardha morën vendimin për ta dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar. Mësohet se Gjon Zeka ka marrë fraktura në disa pjesë të trupit dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit shtetasin Ledian Maçaj është shoqëruar në komisariat. Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se mjeti që drejtohej prej tij, i cili po hynte në autostradë, i ka prerë rrugën motorit, duke sjellë dhe përplasjen e fortë.

Kryqëzimi i fshatit Gocaj është kthyer në burim aksidentesh, pasi mungon fushëpamja për automjetet që dalin në superstradë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

You may also like