EMRAT/ Detaje nga operacioni anti-drogë ne Sarandë e Delvinë, shkon në 12 numri i të shoqëruarve

Detaje të reja lidhur me operacionin anti-drogë të zhvilluar në Sarandë.

Advertisements

Hetimet kanë nisur nga SPAK, por çështja për moskompetencë është kaluar më pas në Prokurorinë e Gjirokastrës.
Operacioni është shtrirë në qytetet e Sarandës dhe të Delvinës. Mësohet se janë shoqëruar 3 persona në Sarandë, si dhe 9 persona në Delvinë.

Advertisements

Në Sarandë janë ndaluar Bledar Haderi, i njohur për precedentë penalë, me masë sigurimi “Arrest në burg”, Gelbert Koshi, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, dhe Dhurim Logli, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në polici gjyqësore”.

Ndërsa, dy prej të ndaluarve në Delvinë janë Markelian Alinani, trajner i ekipit “Bistrica”, me precedentë të shumtë penalë, dhe Orges Kalo.