EMRAT/ Kërcënuan dhe dhunuan fizikisht punonjësin e policisë jashtë shërbimit, arrestohen dy vëllezër

Një punonjës policie është dhunuar dhe kërcënuar nga dy vëllezër në Pogradec, gjatë kohës që ka qenë jashtë shërbimit.

Advertisements

Policia ka arrestuar dy vëllezërit, Darti dhe Erjon Maxhari, dhe ka nisur hetimet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Pas marrjes së njoftimit se një punonjës policie jashtë shërbimit është kërcënuar dhe dhunuar nga dy vëllezër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve D. M., 30 vjeç, dhe E. M., 35 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Buçimas Pogradec.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.