Një organizatë kriminale e trafikut të drogës është goditur nga autoritetet italiane, duke vënë në pranga 12 persona, mes të cilëve edhe disa shqiptarë.
Advertisements
Mësohet se “kokat” e grupit kanë qenë dy vëllezër shqiptarë, Etmond dhe Klenis Qevani, 47 dhe 39 vjeç, të cilët njiheshin në zonën e Porto Sant’Elpidio si pronar të një biznesi makinash.
Advertisements
Sipas raportimeve nga mediat fqinje, mësohet se pas arrestimit të 12 anëtarëve të grupit, gjykata ka marrë edhe vendimin për dënimin e 8 prej tyre, ku pas kërkesës së të pandehurve është vendosur gjykim i shkurtuar, procedurë e cila parashikon uljen e një të tretës së dënimit.
Sa i përket 4 anëtarëve të tjerë, raportohet se ata kanë kërkuar marrëveshje, duke u bërë të bashkëpunëtorë të drejtësisë.
Advertisements
Në përfundim të gjykimit, mësohet se Klenis Qevani u dënua me dhjetë vjet e tetë muaj burg, ndërsa vëllai i tij, Etmond Qevani, i cili njihej edhe me emrin Renato, u dënua me shtatë vjet burg.
Ndërkohë, anëtarët e tjerë, Kleon Mema, 39 vjeç u dënua me tre vjet, Arjan Ndoka, 49 vjeç u dënuar me pesë vite, Geri Skilja, 29 vjeç u dënua me tre vite e katër muaj, Elidon Shkalla, 28 vjeç u dënua me pesë vite, Ferdinando Bongiovanni, 62 vjeç u dënua me pesë vite dhe Adele D’Avino, 60 vjeç u dënua me një vit burg.
Operacioni i Guardia di Finanza në bashkëpunim me forcat e tjerë policore, mësohet se ka nisur më 29 qershor 2023, në provincat Fermo, Macerata, Ancona, Pesaro-Urbino dhe Frosinone, si dhe në Shqipëri, Belgjikë dhe Spanjë.
Sipas autoriteteve, të arrestuarit ishin përgjegjës për trafikimin ndërkombëtar dhe tregtimin e kokainës dhe hashashit. Hetimi kompleks, i nisur nga Porto Sant’Elpidio, pas sekuestrimit të 20 kg kokainë, kishte bërë të mundur rikonstruksionin e veprimtarisë dhe strukturës së një grupi kriminal me bazë operacionale në qytetin në bregdetin Fermo dhe territorin evropian.
Hapat e parë të operacionit nisën në vitin 2020, kur, si pjesë e një tjetër hetimi të kryer nga Gico, figura e një ish-bashkëpunëtori të drejtësisë me origjinë nga Campania, përgjegjës për një grup të madh tregtarësh italianë droge, u zbulua në zonën e Marches.
Prej aty hetuesit kishin rindërtuar zinxhirin e furnizimit me drogë, kryesisht kokainë, e cila, falë një organizate të fuqishme shqiptare, importohej rregullisht. Organizatorët e shoqatës kriminale ishin të përqendruar në Porto Sant’Elpidio dhe drejtihej nga dy vëllezërit Qevani. Klenis Qevani, i cili kishte ndjerë rrezikun, kishte arritur të arratisej, por ishte kapur në Belgjikë, Etmond ishte arrestuar në zonën e Fermos.
Operacioni kishte bërë të mundur identifikimin e subjekteve të thellësisë më të lartë kriminale, me origjinë shqiptare, të cilët ishin në krye të organizatës dhe që përdornin bashkëpunimin e korrierëve me makina të pajisura me dy funde për të transportuar kuintalë kokainë dhe hashash, që mbërriti në Porto Sant’Elpidio dhe më pas u shpërnda në të gjithë provincat e Marche dhe Italinë qendrore.